Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar bashkëkryetarët e degës së PS në Vlorë. Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura Rama vuri theksin tek një riformatim i thellë i strukturave vendore dhe zëvendësimin e tyre me kuadro të rinj.

Juristja Brizida Gjikondi, gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, tha se një lëvizje e tillë ishte e domosdoshme sipas saj në Vlorë. Gjikondi e cilësoi këtë lëvizje, si një “tërmet të duhur.

“Vlora ka shumë probleme në menaxhimin e saj. Zoti Rama e di se si i imagjinon gjërat, mendoj që ka bërë “një tërmet” të duhur. Mendoj që ishte një gjë e duhur. Pasi nuk kanë ditur të menaxhojnë as rrugët e qytetit. Mendoj që zoti Rama po nusëron për herë të katërt dhe besoj se e ka sfidë për imazhin e tij. Kam përshtypjen se do i japë një mundësi të mirë zhvillimit”, tha ajo