Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur sot në ambientet e SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ndërkohë që mbeten të paqarta arsyet e thirrjes së tij nga ana e prokurorëve të çështjes.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se Agasi është i përfshirë në një hetim në vijim, në kuadër të të cilit atij i është ushtruar më herët një kontroll në banesë, si dhe i është sekuestruar telefoni celular.

Nuk dihet ende nëse ai është thirrur në cilësinë e të dyshuarit apo si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Ndërkohë, SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me këtë zhvillim.