Erling Haaland i ka bërë partneres së tij Isabelle Haugseng Johansen një dhuratë jashtëzakonisht të rrallë dhe luksoze, duke i blerë asaj një çantë dore me vlerë 377.000 euro që mund të merret vetëm përmes ankandit.

Çifti aktualisht është me pushime në Itali, duke shijuar momentet e fundit të relaksit para fillimit të vështirë të norvegjezit në sezonin e ri të Premier League, i cili është planifikuar për 15 gusht.

Erling dhe Isabelle ishin në Romë, dhe ajo që tërhoqi vëmendjen e kamerës ishte çanta mbresëlënëse dhe e shtrenjtë e 21-vjeçares norvegjeze.

Isabelle postoi foto në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat mban një çantë Hermès Birkin 25 Himalaya Niloticus Crocodile, të zbukuruar me diamante. Kjo çantë e veçantë nga shtëpia e famshme botërore e modës nuk është e disponueshme për blerje përmes dyqanit zyrtar online, por ofrohet me këtë çmim përmes shtëpisë së ankandeve Madison Avenue Couture.

Isabelle, e cila është gjithashtu futbolliste, thuhet se u takua me Haaland në akademinë e të rinjve të ekipit norvegjez Bryne, ku luanin të dy. Çifti filloi të dilte bashkë kur Haaland luante për Borussia Dortmund, me Isabelle që e vizitonte shpesh.

Çifti kanë një fëmijë së bashku, i cili lindi në dhjetor. Të qenit prindër nuk e ka ngadalësuar stilin e tyre të jetesës, pasi ata vizituan edhe Ibizën në fillim të kësaj vere, përpara se të fillonin përgatitjet për vitin e ri.