Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, ka përcaktuar tre lojtarë aktualë në klub që mund të fitojnë “Topin e Artë” në të ardhmen.

Trajneri italian pohoi se Vinicius Jr, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham mund të fitojnë çmimin prestigjioz.

Të tre lojtarë, të cilët kanë qenë rregullisht në garë për çmimin “Topi i Artë” gjatë disa sezoneve të fundit.

Në një intervistë me “Gazzetta dello Sport”, 79-vjeçari tha: “Vinicius, Mbappe dhe Bellingham janë tre fitues potencialë të Topit të Artë”.