FIFA nuk fal, dënon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Serbinë, duke rrezikuar që sfida e kthimit ndërmjet dy ekipeve përfaqësuese, në program për t’u zhvilluar më 11 tetor në Beograd, të luhet pa tifozë.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Serbe ka bërë me dije se sjellja e pa përshtatshme e tifozëve, fyerjet raciste, diskriminuese, gjatë ndeshjes kundër Andorrës, e luajtur më 10 qershor, i ka kushtuar Federatës një gjobë prej 50 mijë frangash zvicerane dhe mbylljen e 15% të stadiumit për takimin e radhës në kualifikueset e Botëror, atë kundër Anglisë më 9 shtator.
Federata Serbe i bëri thirrje edhe një herë tifozëve që të jenë korrekt në stadium pasi rrezikojnë të dënohen sërish: “Ne jemi nën vëzhgim nga FIFA dhe UEFA. Ka zero tolerancë për sjellje të caktuara”, lexohet ndër të tjera në reagimin e tyre.
Në deklaratën për mediat, Federate Serbe nxori një pah një detaj alarmant, ku në harkun kohor të 4 viteve, Federata e tyre është dënuar në total me 703 mijë euro gjoba për sjellje të gabuar të tifozëve. Ndeshja ndaj Anglisë është një tjetër test i fortë për Serbinë, ku nëse përsëritet sërish raste të tilla, sjellje të pa përshtatshme të tifozëve, rrezikojnë jashtëzakonisht shumë që ndaj Shqipërisë të luajnë pa tifozë.