Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndau sekuenca nga filmi i animuar shqiptar ‘Ilira’. Rama shtoi ndër të tjera se ky film tashmë është i restauruar në formatin 4k.
“MIRËMËNGJES
dhe me disa sekuenca të një prej filmave të animuar shqiptar “Ilira” realizuar në 1983, tanimë i restauruar në 4K, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.