Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka ndarë disa fotot nga gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës. Rama shkruan se nga gërmimet arkeologjike që po bëhen në kalanë e Gjirokastrës, zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V–VI pas Kr.)
Ai thotë se punimet kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij dhe po ashtu, janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë. Gjithashtu Rama shton se gërmimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
POSTIMI:
Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës.
Zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V–VI pas Kr.). Punimet gjithashtu kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij dhe poashtu, janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë, që dëshmojnë për fazat më të hershme të ndërtimit dhe funksionit të kalasë
Gërmimet vijojnë dhe zbulimet që priten në javët në vijim mund të sjellin dimensione të reja mbi historinë e qytetit dhe trashëgiminë tonë kulturore.