“Në emër të kolektivit të legatës Vjenë, ju uroj juve, shoqes Nexhmije dhe familjes tuaj, gëzuar Vitin e Ri 1964, plot shëndet dhe jetë të gjatë për lumturinë e popullit dhe të partisë tonë, për lulëzimin e atdheut tonë socialistë dhe triumfin e Marksizëm-Leninizmit.” – Kështu shkruante më 30 dhjetor 1963 Gaqo Nesho, babai i Gim Neshos, zëvendëskryetyetarit të Partisë së Lirisë, i cili u vendos në qendër të vëmendjes së opinionit publik në ditët e fundit pas një shkrimi të botuar në rubrikën e komenteve të ‘FoxNews’, për të cilin, siç u shpreh edhe vetë, ishte inspiruar dhe frymëzuar nga Çim Peka.
Interesante është se si kanë rrjedhur ngjarjet, ku figura si Nesho bëhen përfaqësues të Shqipërisë në demokraci, duke hedhur dhe duke e nxirë vendin në shtypin ndërkombëtar, ndërkohë që dikur familjarë të tyre e ‘mbronin’ atdheun nga imperializmi anglo-amerikan.
Së bashku me këtë kartolinën e Gaqo Neshos, po publikojmë edhe përgjigjen e udhëheqësit të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxhës, i cili, përveçse e uron Gaqon, interesohet edhe për fëmijët, kështu që Gimi që në vegjeli është rritur në gjirin e sigurt të partisë.