Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka ndezur rrjetet sociale me një story të fundit në Instagram, ku ka publikuar një bisedë private me një ndjekëse që i propozon një takim në jug të vendit.

“Hii, do vish ktej nga jugu ë të jap location që të takohemi?” shkruan ajo e ndërsa reperi i përgjigjet:“Pot kisha fiksim do vija, Fixim kam vetëm bkc-n’”, shton ai.

Ky postim ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjet, sidomos për përmendjen e “bkc”, që ndjekësit e reperit e kanë lidhur menjëherë me Kejsin, ish-të dashurën e tij, e cila mban pikërisht këtë emër përdoruesi në Instagram.

Kjo story ka ngjallur dyshime se Stresi mund të jetë ende i lidhur emocionalisht me Kejsin, ose ndoshta po tenton t’i dërgojë një sinjal të hapur për një rikthim.

Nga ana tjetër, disa e kanë interpretuar si një ironi të qëllimshme ndaj mesazheve të shumta që merr nga fanset.

Kujtojmë që së fundmi Keisi mori pjesë në një videoklip të reperit, ata u panë më të afërt se kurrë, mirëpo pa konfirmuar ndonjë rikthim.