Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të hënë në qytetin e Pogradeci, ku një grua 52-vjeçare, Kozeta Teço, u vra në mënyrë makabre dhe më pas shtëpia e saj u përfshi nga flakët.
Lexo.al ka siguruar një foto të viktimës, e cila është bërë pjesë e hetimeve të policisë.
Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të krimit, 37-vjeçarin Ilirjan Selmani, i cili aktualisht ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje për rrethanat e vrasjes.
Nga burimet paraprake bëjnë me dije se viktima dyshohet të ketë pasur një marrëdhënie intime me autorin.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit, ndërsa zjarri që pasoi vrasjen ka shkrumbuar pjesën më të madhe të banesës së viktimës.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të shpëtonin jetën e gruas.
Hetimet vijojnë në disa pista, përfshirë atë të një konflikti të mundshëm personal mes dy personave.