Kryeministri Edi Rama ka replikuar publikisht me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, në një mënyrë të ngjashme me përplasjen që pati më herët me Dritan Dredhën e Vlorës.
Në një takim me ton kritik, Rama nuk i kurseu vërejtjet ndaj Subashit, duke ngritur pikëpyetje për performancën vendore.