Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij social një aksion të IKMT-së në Theth. Rama shkruan se një person së cilit iu referua si “kriminel” ka ndërtuar pa asnjë leje “fshatin e tij turistik”.
Sipas kryeministrit ky është një krimi i shumëfishtë për të cilin prokurorja Elsa Gjeli, ka refuzuar të hapë çëështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit.
Ai shprehet më tej se banorët e Thethit nuk i kanë asnjë borxh prokurores që të paguajnë pagat dhe karburantin, për pastrimin e asaj që Rama e quajti “katrahurë”.
POSTIMI I PLOTË:
Ja shikojeni vetë LIVE nga Thethi
Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit
Tani çfarë borxhi i kanë zonjës GJELI, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth, bashkë me taksapaguesit shqiptarë që do të paguajnë tërë këto shpenzime për paga e për karburant, për pastrimin e kësaj katrahure dhe kthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme?!