Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar se gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) vijon me një fazë të re.

Bëhet me dije se shtatë kandidatët që kanë kaluar në raundin e mëparshëm janë thirrur të paraqiten më 22 korrik, në ora 09:00, në zyrat qëndrore të SPAK.

Në këtë fazë, kandidatët do t’i nënshtrohen provimit me ese, i cili është pjesë e procedurës përzgjedhëse të drejtuesit të ardhshëm të këtij institucioni kyç në luftën kundër krimit të organizuar.

Për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit aplikuan gjithsej 13 kandidatë. Por vetëm 7 prej tyre u kualifikuan për të vazhduar konkurrimin për fazat e tjera të procesit.

Kandidatët në garë janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Ndërkohë u skualifikuan: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.