Gjermania po përgatitet për një valë blerjesh ushtarake me vlerë miliarda euro, si pjesë e një transformimi të thellë të forcave të saj të armatosura. Sipas burimeve, vendi do të porosisë:
20 avionë luftarakë Eurofighter, rreth 3.000 automjete të blinduara Boxer, dhe 3,500 automjete luftarake këmbësorie Patria
Blerjet janë pjesë e strategjisë së kancelarit Friedrich Merz, i cili synon të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme konvencionale në Evropë dhe të zvogëlojë varësinë e Gjermanisë nga SHBA për sigurinë kontinentale.
Pas sigurimit të miratimit parlamentar për përjashtimin e shpenzimeve të mbrojtjes nga kufizimet kushtetuese të borxhit, buxheti i mbrojtjes pritet të arrijë 83 miliardë euro në vitin 2026 – një rritje me 20 miliardë nga viti 2025.
Porosia e Eurofighter do të kushtojë deri në 5 miliardë euro. Automjetet Boxer, të prodhuara nga KNDS dhe Rheinmetall, vlerësohen në 10 miliardë euro
Dorëzimet për automjetet e blinduara pritet të zgjasin për një dekadë. Kancelari Merz ka premtuar se Gjermania do të arrijë objektivin e NATO-s për të shpenzuar 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen deri në vitin 2029 më herët se shumica e vendeve anëtare të aleancës.