Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jurgis Çyrbjas për ndryshimin e masës së sigurisë. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila nuk e ka pranuar kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e ish-deputetit socialist.
Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme SPAK përfundoi hetimet dhe dorëzoi kërkesën në GJKKO për dërgimin në gjyq të Çyrbjas, i cili akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale.
Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 Tetor 2024 me urdhër të SPAK. Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura, dhe ka dhënë dorëheqjen nga mandati në Tetor të vitit të kaluar, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.