U zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën e Fierit për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ka kërkuar lirimin me kusht pas kryerjes së një pjese të dënimit.

Sipas informacioneve, Shërbimi i Provës ka dorëzuar një raport pozitiv, duke mbështetur kërkesën për lirimin e tij. Edhe prokurori i çështjes është shprehur dakord, duke theksuar se Salianji ka vuajtur tashmë 9 muaj nga dënimi prej 1 viti burg dhe ka plotësuar kushtet ligjore për përfitimin e lirimit me kusht.

Gjyqtari vendosi që të lirohet me kusht.