Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për masën e sigurimit arrest me burg ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës e ka dënuar Francesco Becchettin në vitin 2022 me 17 vite burg, vendim i cili është apeluar nga pala mbrojtëse.

Vendimi i Apelit për Becchettin pritet të shpallet më 30 shtator të këtij viti.