ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtruar me urgjencë në QSUT.

Siç mëson gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, ish-ministri Beqaj ka patur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë.

Sipas informacioneve, gjendja e Beqajt vijon të jetë pastabilizuar.

Ish-ministri Ilir Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen SASPAC, që ka të bëjë me abuzimet me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme për dosjen e “Sterilizimit”.