Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit duke thënë se i është cënuar e drejta me sekuestrimin e telefonit nga SPAK.

Raportohet se Ymerajt që ju bllokua telefoni në shkurt 2024 fitoi pjesërisht dhe gjykata urdhëroi asgjësim të korrespodencës.

Çështja e mësipërme prek mënyrën se si vepron SPAK kur bllokon telefonat pa vendim gjykate.

Sipas Kushtetueses, pranimi i pjesshëm i kërkesës është bërë pasi është konstatuar cenim i lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Asgjësimin e kopjeve të korrespondencës dhe të dhënave personale të nxjerra nga celulari i kërkueses që nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Vijimin e mbajtjes në sekuestro të kopjeve të korrespondencës dhe të të dhënave personale që lidhen me objektin e hetimit penal, duke ia nënshtruar kontrollit gjyqësor.

Urdhërimin e zbatimit të garancive procedurale të parashikuara në arsyetimin e këtij vendimi për vijimin e mbajtjes në sekuestro të celularit si pajisje/send që mban korrespondencë dhe të dhëna personale.

Ngarkimin e Prokurorisë së Posaçme për ekzekutimin e vendimit brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij, duke respektuar garancitë procedurale sipas arsyetimit të këtij vendimi.

Shifra është e dhënë zyrtare e prokurorisë së posaçme, që nuk ka përjashtuar nga hetimet edhe qytetarë që kanë dijeni apo që kanë komunikuar me shtetas nën hetim dhe që është vlerësuar se të nga këto biseda do të përftoheshin detaje me interes për hetimet e mëtejshme.

Mes ish-zyrtarëve të lartë madje edhe politikanë, telefonat e të cilëve kanë qenë çelësi që kanë zbërthyer dosjet penale, ka edhe të dyshuar të cilët rezultojnë se komunikonin me funksionarë apo përmendnin emrat e tyre dhe ndaj telefonat e tyre janë bllokuar.

Një ndër to ishte rasti i Onejda Ymeraj e cila kërkon kthimin e telefonit të marrë nga SPAK mbasi aty ka të regjistruar të gjithë numrat e kontaktit që i duhen për punën e saj.

Padia, siç rezulton në gjykatën kushtetuese ka kaluar në seancë plenare dhe bëhet fjalë për sekuestrimin e telefonit të Ymeraj, dy vjet pas hetimeve të hapura ndaj, ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Onejda Ymeraj rezulton e pyetur si person që ka dijeni në shkurt 2024 dhe në të njëjtën ditë asaj i është kërkuar këqyrja e telefonit e më pas sekuestrimi.

Argumenti i SPAK rezulton nga aktet që ishte përmendja e ish funksionarit nën hetim. Por rezulton nga vendimet e mëpasshme se gjykatat nuk e morën parasysh kthimin e telefonit të paditëses e cila ka si argument faktin që në telefon ka kontakte që i nevojiten për përditshmërinë.

Kjo çështje është në kushtetuese dhe nuk bëhet më fjalë për një telefon, por për një praktikë./TCH