Federico Chiesa, dikur ndër lojtarët më të mirë italianë dhe një nga protagonistët e Euro 2020, ka humbur ndjeshëm vlerën pas dëmtimeve dhe sezoneve nën pritshmëri.

Te Liverpool, ku u transferua me shumë pritshmëri, ka luajtur vetëm 466 minuta në total, duke mos arritur të lërë gjurmë.

Nga një vlerë tregu mbi 70 milionë euro, tashmë kartoni i tij kushton rreth 10 milionë, por pengesë mbetet paga prej 7 milionë eurosh në vit. Napoli ka interes për huazim me të drejtë blerjeje, por kërkon që Liverpool të mbulojë pjesërisht pagën.

Edhe Atalanta është e përfshirë në garë, si opsion nëse largohet Lookman. Chiesa synon të rikthehet në Itali dhe ka refuzuar Fenerbahçen.

Milan dhe Roma e ndjekin situatën, ndërsa një ulje e kërkesave financiare mund të rihapë realisht dyert për një transferim në Serinë A.