Policia ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar i cili ka kanosur me thikë bashkëshortin dhe familjarët e kandidates për deputete të Sarandës Matilda Qurku, rast i bërë publik më herët nga kjo e fundit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. B., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Elidon Bajrami, 41 vjeç dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë”, sqaron policia.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B.