Kryeministri Rama në një takim me të rinj të angazhuar në start up-e në fushën e ndërtimit tha se kantierët e ndërtimit do të kenë të domosdoshme vendosjen e kamerave për monitorim 24/7 të punës së tyre. Përpara përfaqësuesve të kompanive të mëdha në fushën e ndërtimit, Rama tha se kompanitë që kanë më shumë se 100 punonjës do të kenë të detyrueshme praninën e departamentit të inovacionit.

“Në dy tre vitet në vijim do të marrim pjesë në ekspozitat e Real Estate për të prezantuar projektet, investitorët me palë të tjera të interesuara. E gjitha kjo kërkon garanci, garancia është realizimi I projekteve në mënyrë shumë besnike dhe do të bëjmë çmos që të ndërtojmë një plan masash të reja represive që do të duhet të balancojnë mbështetjen e kanaleve të reja që do të duhet të hapim në këtë industry.

Projektet e mëdha nuk mund të realizohen duke u mbështetur tek kleringu, blerësit e rastit apo shitja në gropë. Të gjithë ato hapa duhet t’i parashtrojmë dhe ligjërisht. Duhet garanci për lejet, duke përfshirë listën e zezë pë rata që nuk zbatojnë ligjet. Do shikojmë dhe çdo gjë që e lehtëson punën. Ne do vendosim si kusht që kantierët e ndërtimi do të kenë kamera dhe do monitorohen 24/7.

Në një program monitorimi përmes AI mund të ndiqet kantieri nga larg dhe të shihet puna në raport me projektin. Po përfundojmë qendrën e monitorimit me dronë të integruar edhe me satelitët, do t’ju sugjeroja të shihnit se çfarë bëhet në këtë godinë për të pasur një sens të kompanive tuaja që të angazhojnë dhe një ekip për inovacionin. Të gjitha kompanitë që kanë mbi 100 punonjës do ta vendosim të detyrueshëm një departament të inovacionit.”