Ka deshtuar konstituimi i kuvendit te Kosoves edhe ne tentativen e 52-te.
Seanca ka nisur perseri me vonese, edhe pse trupa e ambasadoreve ishin korrekt dhe u pozicionuan ne salle disa minuta perpara oren 11, kur pritej te niste kjo séance.
Kryesuesi i seances Avni Dehari, kerkoj nga deputetet te jepnin porpozimin e tyre per ngritjen e nje komisioni per votimin e fshehte per kryeparlamentar, por nga rradhet e pdk dhe ldk nuk erdhi asnje propozim, por u kerkua respektim i kushtetutes.

Kaq ka mjaftuar qe edhe kjo tentative te perfundoj pa sukses.
Jashte seances, e shumenominuara Albulena Haxhiu, nga rradhet e VV per kryeparlamentare, konfirmoj se zgjidhja mund te jene edhe zgjedhjet e parakohshme. Ndersa Fatmir Limaj, kreu i Nisma, me te cilin Albin Kurti eshte takuar disa here per te diskutuar mbi nje marreveshje per ta nxjerr vendin nga kriza politike, deklaroj pas seances se Nisma nuk shkon drejt zgjedhjeve parciale.

Komente ka patur edhe per vendimin e gjykates Kushtetuese e cila ka ngrire aktivitetin ne Kuvend nga data 27 korrik deri me 8 gusht.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia të cilën e drejton ai, nuk e ka kërkuar masën që e ka caktuar Gjykata Kushtetuese, megjithatë ky institucion është në drejtën e vet.
Tentativa e fundit pas ketij vendimi do te mbahet ne seancen e 26 korrikut, ora 14, vetem nje dite para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese.

Më 24 korrik, Kushtetuesja tha se ekzistojnë rrethana të interesit publik, që e përfshijnë rendin kushtetues të Kosovës, që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve te pergjithshme.