Një krim makabër raportohet se ka ndodhur në Itali, pasi polica ka zbuluar një trupin e copëtuar të një 35-vjeçari në bodrumin e shtëpisë së tij. Sipas mediave italiane krimi dyshohet se është kryer nga partnerja dhe nëna e tij. Dy gratë thuhet se kanë pranuar tashmë përgjegjësinë për vrasjen. Vdekja daton disa ditë më parë dhe eshtrat ishin mbuluar me gëlqere për t’i fshehur ato.

Mediat vendase shkruajnë partnerja 30-vjeçare e viktimës, me origjinë nga Kolumbia, dhe nëna e tij, e njohur në komunitetin vendas si infermiere, ishin ato që telefonuan autoritetet rreth orës 10:30 të mëngjesit. Kur karabinierët mbërritën në banesën në Via dei Lotti, gjetën trupin e 35-vjeçari Alessandro Venier, në gjendje dekompozimi, i cili ishte copëtuar.

Më pas partnerja dhe nëna janë marrë në pyetje për orë të tëra, edhe pse ato kanë pranuar përfshirjen e tyre në krim, ende nuk është sqaruar se cilat ishin motivet e tyre. Sipas mediave italiane, incidenti i paimagjinueshëm ndodhi pas një grindjeje për një çështje për motive banale. Viktima, Alessandro Venier, mësohet se kishte një vajzë gjashtëmuajshe me partneren e tij, e cila është vënë nën mbrojtjen e shërbimeve sociale të bashkisë.

Alessandro ishte rritur nga nëna e tij në këtë vilë të vogël në Gemona. Nëna, një infermiere në spitalin Gemona, ishte e vetmja në familje me një punë të qëndrueshme. Djali i saj merrej vetëm me punë të rastësishme dhe kalonte periudha të gjata jashtë vendit.

Komuniteti lokal është i shokuar nga natyra brutale e krimit. Fqinjët thonë që nëna e viktimës mund të jetë e përfshirë në krim. Fqinjët bëjnë thirrje për kujdes përpara se të japet gjykimin dhe duan të kuptojnë se cila nga dy gratë do të marrë përgjegjësinë për krimin ose do shpallet fajtore. Për ketë ngjarje makabre ka reaguar edhe Kryebashkiaku i Gemonës.

“Një tragjedi e paparë. Po kujdesemi për vajzën e vogël. Për aq sa mbaj mend, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë këtu. Kjo është një ngjarje shumë serioze dhe zemërthyes. Nuk e njihja viktimën. Më thanë se ajo punonte shpesh jashtë vendit. Duke qenë se nuk kam pasur kurrë kontakt me këtë familje, as nuk e di se çfarë lloj marrëdhënieje kishte midis nënës dhe birit. Çifti ka një vajzë shumë të vogël, vetëm disa muajshe e cila tani duhet të rindërtojë jetën e saj. E gjithë Gemona po mblidhet rreth saj. Ne po kujdesemi për të, përmes Shërbimeve Sociale, me kujdesin më të madh, për të siguruar sigurinë dhe një të ardhme dinjitoze të saj,” tha Kryebashkiaku.

Ndërsa Zyra e Prokurorit tha në deklaratë: “Nevojitet kujdes në rindërtime, duke pasur parasysh situatën komplekse familjare. U bëj thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes maksimal: po vlerësojmë çdo aspekt të kësaj çështjeje dhe duhet të zgjerojmë horizontet tona dhe të analizojmë në detaje rindërtimet e ofruara nga të përfshirët, për të caktuar saktë përgjegjësitë individuale. Korniza e çështjes familjare është mjaft komplekse”.