Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook se vijon procesi i lirimit të plazheve publike, këtë herë në zonën e Kepit të Rodonit.

Rama thekson se po rikthehen hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë përgjatë vijës bregdetare të Durrësit.

“Kepi i Rodonit – Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë”,ka shkruar kryeministri Rama.