Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me lavazhet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme brenda zonave të banuara.
Ai ka paralajmëruar se nuk do të lejohet më pastrimi i automjeteve nëpër trotuare, duke e cilësuar këtë si një shkelje me pasoja mjedisore.

“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.