Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale disa pamje nga plazhi publik i Velipojës, një prej destinacioneve më të njohura turistike që mirëpret pushues vendas dhe të huaj.
“MIRËMËNGJES, me këtë kaltërsi dhe relaks që vjen nga plazhi publik i Velipojës së bukur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Në fotografitë e publikuara theksohen zonat e dedikuara publike përgjatë vijës bregdetare, këndet sportive si dhe pamjet mahnitëse ku deti Adriatik ndërthuret me blunë e qiellit. Plazhi dallohet për rërën e pastër me veti kuruese, ndërsa qytetarët shfaqen duke shijuar diellin apo duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme sportive.