Kjo është fotoja e Skifter Taganit, pronarit të fabrikës “Master AL” në Vorë, e cila ditën e sotme u zbulua se ishte e angazhuar në një aktivitet kriminal për të helmuar shqiptarët me produket të falsifikikuara.

Skifteri grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e tij në Vorë. Pikërisht këtu, këtyre produketeve u falsifikohej skadenca dhe më pas hidheshin përsëri në treg.

Sipas hetimeve të autoriteteve, gjatë kontrollit të sotëm, në magazinë u sekuestruan me dhjetra kilogram mallra të përpunuara të cilave u ishte shtyrë skadenca, por që në realitet kishin skaduar që në janar të këtij viti.
Pavarësisht këtij skandali dhe raportimeve të shumta të qytetarëve për produkte jocilësore të blera në markete të ndryshme, Skifteri vetëm është proceduar penalisht.

Ata që e pësuan më keq për këtë rast janë Florenc Domi dhe Agim Domi, me detyrë administrator i magazinës dhe magazinier. Ndërsa përveç Skifterit, është proceduar penalisht dhe një shofer i magazinës, 58-vjeçari me inicialet A. D./VOX NEWS