SPAK dhe autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion ndaj mashtrimeve me call center kundër një grupi që vepronte në Shqipëri, nga një qendër e paregjistruar.
Në një konferencë të përbashkët për mediat me autoritete gjermane, prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi theksoi se janë arrestuar 5 persona, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Grupi kriminal sipas tij, mashtroi qindra persona në Gjermani.
6 prej të arrestuarve janë kapur në Shqipëri, ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim.
Prokurori Nakuçi: Është procedim i vitit 2024, fillimisht hetimi është regjistuar në fund të vitit 2023 në gjermani. Ata fillimisht hiqeshin si oficer policie, duke ju premtuar se ishin duke hetuar per humbjet qe ata kishin here ne forex dhe kriptovalutat. Gjatë hetimit këta shtetas i zhysnin qytetarët edhe më shumë në mashtrim. Më pas ne kemi bërë një kontroll të një call center në vendin tokë duke bërë të mundur sigurimin e provave dokumetare dhe digjitale.
Pas gërshtimit të provave ne i kemi kërkuar gjykatës 5 masa arrest në burg, 3 arrest në shtëpi. Ka pasur qindra tentativa për të mashtruar qyetarët gjerman, në momentin qe kontaktoheshin nga call centerat, autoritetet gjermane merrnin qytetaret e tyre dhe ju kerkonin që të mos kryenin më investime dhe të mos binin pre e mashtrimit duke shpëtuar qytetarët.