Shefi i Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pas plagëve të marra gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri të rënë sot në zonën e Senicës.

Fillimisht, komisar Troci ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Sarandës, por për shkak të djegieve të shkaktuara në bark, krah dhe këmbë, u vendos transportimi i tij urgjent në Tiranë për trajtim të specializuar.