Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Lushnjës pasi tentoi të vidhte sende me vlerë në një Kishë Katolike, në lagjen “Kongresi”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjatë patrullimit në territor, gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Kongresi”, kanë konstatuar një shtetas në ambientet e Kishës Katolike duke vjedhur sende me vlerë.

Patrulla e Përgjithshme ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit B. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.