Ministri për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi kanë zhvilluar një takim me katër kryetarët e bashkive të Qarkut Dibër. Takimi u zhvillua në kuadër të ristrukturimit të pushtetit vendor pasi kryeministri Edi Rama u kërkoi drejtuesve të bashkive në të gjithë vendin që të ndryshojnë të gjithë administratorët e njësive administrative dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve në nivel vendor. Mazniku tha se këto ristrukturime vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian ku synohet që të ketë shërbime më të mira ndaj qytetarëve.
“Sic ju e keni parë kemi një moment të rëndësishëm të tranformimit të mënyrës së si punojnë të gjitha bashkitë e vendit. Duke u dhënë atyre mundësinë që të ristrukturohen në një mënyrë më të përshtatshme për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët. Para disa kohësh bëm rritjen e pagave tani është e nevojshme që edhe strukturat e brendshme të bashkive të ristrukturohen që të jenë më të përputhura me sfidat qe kemi përpara,” tha ai.
Nga ana tjetër, Klosi tha se transformimi është një kërkesë që duhet plotësuar për të qenë në standartet e bashkimit europian edhe pushteti vendor në vendin tonë.
“Tranformimi i pushteti vendor është një kërkesë e jashtëzakonshme e kohës që jetojmë. Kërkesat e transforimit të gjithë shërbimeve karshi qytetarëve në kuadër edhe të tranfosrmit radikal që Shqipëria duhet të ketë në vizionin e saj europian 2030 kërkon që bashkitë të jënë avangard në përmirësimin e shërbimeve karshi qytetarëve,” tha ai.