Reperi Ledri Vula, ka folur për herë të parë për ndarjen nga blogerja Sara Hoxha dhe se si e ka pritur romancën e re e kësaj të fundit, me Erik Fullanin.

sara ledri

Në një intervistë për “Inspire”, Ledri Vula ka treguar se ndarja me Sarën ka ardhur natyrshëm për shkak të distancës që kishin shpesh herë prej punës që bëjnë.

 “Ishte natyrshëm, distanca e ka bërë me të lehtë. Sara shumicën e kohës ka jetuar në Tiranë, unë në Prishtinë. Ne i kemi raportet shumë të mira, pavarësisht se si janë transmetuar në publik. Kemi shumë raporte të mia, është nëna e Poit. Për mua më me shumë rendësi është lumturia e Poit.  Nuk e kam probleme me qenë figurë publike, por puna e Sarës ka qenë në Tiranë, imja në Kosovë në Diasporë, dhe kemi qenë në distancë.

saraledri

Nuk e kam problem se është një figurë publike, por kjo ndarja në distancë ka ftohur raportin. Dy vjet pas Dancing with the stars, nuk po them që jam tërhequr nga muzika, por fokusi im ka qenë që Sara të kishte një punë të veten, të mos bëhej bajat në Prishtinë, nuk kishte, as prindërit vëllain atje, e kam përkrahur në çdo gjë”, tha ai.

sara-hoxha-ledri-vula3

Ai u shpreh se me ish-partneren vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mirë dhe janë shumë miq, kjo edhe për shkak të vajzës së tyre, Poit.

“Sot jemi shumë shok të mirë. Kur jam unë me Poin i çoj çfarë regjistroj dhe ajo mua. Flasim për Poin si atëherë kur ishim bashkë, veç nuk jetojmë bashkë. Poit do i tregoj si jemi njohur, kohët e mira. Kam ende fotot me të, më vajzën, asgjë nuk kam fshirë. Kur ajo të rritet dhe do dojë t’i shoh, me qejf do ia tregoj”, tha Ledri.

sara hoxha erik fullani

Ndër të tjera, reperi ka folur edhe për lidhjen e re për të cilën po përflitet Sara Hoxha me Erik Fullanin. Ai tha se ajo i duket shumë e lumtur, dhe për të kjo është më e rëndësishme.

Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që ajo të jetë e lumtur, nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua vajza ka shumë rëndësi. Nuk jemi as të parët, as të fundit.

Kjo është sot gjë normale. Nuk e kam aspak problem që do jete ditëlindja e Poit dhe Sara të vijë me hëngër një darkë bashkë, më shumë qejf. Nisem nga vetja, si kam qejf që partneri i Sarës të sillet me Poit do sillem dhe unë nëse partneri në rastin tim do kishte fëmijë”, tha ai.

ledri sara

I pyetur për kujtimin më të bukur me Sara Hoxhën, Ledri nuk nguroi të përmendte këtu lindjen e vajzës së tyre, ku tha se ka qenë hera e parë në jetë që ka qarë.

“Kujtimi më i bukur, lindja e Poit. Ka qenë hera e parë në jetë kur kam qarë. Më kanë rrjedhur lot si ujëvarë. Me vajzën jam lidhur shumë, kohët e fundit po takohemi më shumë. Për të ardhmen e Poti, çfarë t’i dojë zemra të bëhet”, tha ai.