Një ngjarje tronditëse ndodhi mbrëmjen e së shtunës në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamarier u dhunua gjatë orarit të punës.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një hoteli të njohur, në prani të klientëve vendas dhe të huaj.

Në një video të siguruar nga Euronews Albania i riu, i cili sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregon se konflikti nisi për një shishe uji, teksa ai ishte duke bërë detyrën.

“Erdhën dy zotërinj dhe u ulën në tavolinë. Porosinë e mori dikush tjetër dhe thjesht më thanë çfarë duhet të çoja, porosia ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato.
Më tha hiqe ujin dhe i thashë OK, vetëm mos ofendo, se edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thashë të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri. Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte. Për një bidon ujë godet tjetri në fytyrë dhe qafë. Sapo i kam mbushur 18 vjeç, tha ai.

Një ditë pas ngjarjes policia bëri me dije se ka pezulluar nga detyra oficerin e Policisë Kufitare Dibër, nënkomisar Ardian Isufi, i cili teksa ishte jashtë shërbimit bashkë me një person tjetër ka dhunuar të miturin që punonte si kamerier.