Messi nuk di të ndalet. Në sfidat e së shtunës në kampionatin amerikan të futbollit MLS, “Pleshti” realizoi sërish një dopietë për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij Inter Miami në fitoren 2-1 ndaj rivalëve të Nashville.

Një rilindje e dytë për argjentinasin kjo padyshim, që arriti të realizojë dy golëshin e tij të 5 radhazi në kampionat, pasi e ka bërë diçka të tillë në sfidat ndaj Montreal, Colombus Crew, Montreal sërish si dhe ndaj New England Revolution.

Ndaj Nashville, Messi realizoi një super gol nga goditja e dënimit, e 69 në karrierën e tij nga goditjet standarde, ndërkohë që goli i dytë dhe i fitores erdhi si pasojë e një gabimi në mbrojtjen e skuadrës mike. 872 gola në karrierë për Messin, që falë formës së tij të jashtëzakonshme, po ndihmon së tepërmi skuadrën nga Florida.

Inter Miami regjistroi fitoren e 5 radhazi, duke qenë tashmë vetëm 5 pikë larg vendit të parë dhe me 3 ndeshje ende për të rikuperuar.

Play offi tashmë duket më i konsoliduar se kurrë. Inter Miami pavarësisht Botërorit për Klube që rezulatoi zhgënjyes, në kampionat po tregon se këtë sezon ka qëllime serioze për të shkuar deri në fund dhe sigurisht diçka e tillë bëhet më lehtë e realizueshme falë një super Leo Messi.