Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, thotë se Akademia e Pushtetit Vendor që do të trajnojnë kryetarët dhe punonjësit e bashkive në të gjithë vendin, thotë se do të ketë një bord të përbashkët.
I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Mazniku bëri të ditur se bordi i Akademisë së Pushtetit Vendor do të jetë i përbërë gjysma nga anëtarë të emëruar nga qeveria dhe gjysma tjetër të emëruar nga bashkitë.
Po kështu, edhe financimi i kësaj Akademia do të jetë 50% nga qeveria dhe 50% nga bashkitë.
Akademia e Pushtetit Vendor është proces i nisur shumë kohë përpara kësaj shkundje, ka nisur me kërkesën e vetë bashkive para më shumë se 1 vit e gjysmë. Bashkitë kanë problem me aftësimin e stafit. Brenda punëve të bashkive ka një seri punës specifike, ndaj kemi krijuar strukturë të re që krijohet bashkarisht me bashkitë. Struktura do ketë bord të përbashkët. Gjysma i emërojnë vetë bashkitë, gjysma i emëron qeveria. Financohet pjesërisht nga bashkia, pjesërisht nga qeveria. Synojmë të kemi ndërveprim”.
Ministri Mazniku sqaroi se në ato bashki të vendit, ku stafi ka bërë punë të mirë në sektorë të ndryshëm, do të merret dhe do të trajnojë kolegët e bashkive të tjera.
Sa i përket aksionit për lirimin e hapësirave publike që janë zaptuar, Mazniku evidentoi se është e nevojshme që të ketë një ekuilibër në komunitet mes pronës private dhe asaj të përbashkët.
“Tipologjia e zënies së hapësirës nga hekur-beton-kate, është tashmë në struktura të lehta hekuri dhe çadra të cilat çmontohen thjeshtësisht nga njerëzit. Pra ka një progres. Nga ana tjetër, na duhet të vendosim rregulla të reja, më të qenësishme. Në mënyrë periodike ne kemi nevojë të përmirësojmë sistemet që ne kemi. Kemi nevojë sot për atë që Kryeministri e ka quajtur Rilindja 2.0, në mënyrë që të kemi shumë të qartë hapësirën private dhe hapësirën publike. Në 10 vitet e fundit kemi pasur një progres sistematik”, theksoi ministri Mazniku