Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e përkthyesve zyrtarë, një hap strategjik për forcimin e drejtësisë dhe integrimin europian të Shqipërisë.
Kjo marrëveshje synon të rrisë cilësinë e përkthimit të legjislacionit dhe dokumentacionit të Bashkimit Europian, duke garantuar trajnim të vazhdueshëm dhe krijuar një bazë profesionale të përkthyesve të kualifikuar.
“Përkthyesit janë një hallkë kyçe për garantimin e saktësisë dhe cilësisë së çdo akti ligjor që përkthehet dhe përshtatet për sistemin tonë juridik. Me këtë nismë, ne forcojmë administratën, rrisim standardet dhe ecim më të vendosur drejt Europës dhe shtetit të së drejtës,” theksoi ministri Manja.