Ndonëse askush nuk e ka ngritur brenda radhëve të PD-së idenë e largimit të Berishës, Edi Paloka i është bashkuar korit të atyre që mendojnë se largimi i tij është dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së.

Në një intervistë për gazetën “Panorma”, Paloka shprehet se Berishës i takon merita e nxjerrjes së PD-së nga koma, pasi ajo ishte marrë peng nga Edi Rama.

“Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike kur PD-ja ishte në koma dhe zyrtarisht mbahej peng nga Rama.” – shpreht Paloka.

Më tej kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha se largimi i Berishës, është dëmi më i madh që mund t’i bëhët PD-se në këto momente.

“Dorëheqja e Sali Berishës do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej Partisë Demokratike në këtë moment.” – tha ai.

Ende nuk është e qartë arsyeja e këtyre deklaratave nga eksponentë të PD-së, pavarësisht se Berisha ka përjashtuar çdo ide të largimit të tij të mundëshëm, duke u shprehur se është misionar dhe do të largohet vetëm kur ta thërrasë Perëndia.

Pavarësisht deklarateve për Berishën, përpara fushatë Paloka premtoi se nëse Edi Rama do të merrte mandatin e katërt, ai do ta refuzonte mandatin e deputetit.

Gjasat janë që Paloka për të mbuluar ikjen e tij, kërkon edhe qëndrimin e Berishës.