Akademia politike e PS ka uruar kryeministrin Rama me një video tejet të veccantë, me një kolonë zanore të gjeneruar me AI enkas për ditëlindjen e tij të 61.
“Kryeministër i artit, fjalës dhe ngjyrës. Në një datë që përkon me flamur dhe histori, ti ke shkruar një tjetër në emër të Shqipërisë, në një ëndërr europiane që nuk shuhet asnjëherë.
Për ditëlindje ndalu pak, se nuk je robot o shok!”, thuhet në tekstin e këngës së përgatitur nga formacioni më i ri i deputetëve të zgjedhur përmes votave të 11 majit. Sakaq, kryeministri Rama ka zgjedhur të nis ditën e tij të lindjes me një takim me skuadrën e drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, në një valë angazhimesh postzgjedhore me takime në bashkitë e vendit.