Egnatia, kampionia e Shqipërisë në futboll, do të luajë sontë përballjen e cila mund të rezultojë me e rëndësishmja në historinë e saj. Klubi nga Rrogozhina ka udhëtuar në Islandë, pasi sonte në orën 21:00 do të duelojë me Breidablik për ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League. Skuadra e Edlir Tetovës ka avantazhin e fitores 1-0 të arritur një javë më parë, teksa për të kaluar në turin e dytë do ti shërbenin 2 nga 3 rezultatet e mundshme.
Fatkeqësisht ka humbur shërbimet e Regi Lushjes, i cili mori karton të kuq gjatë festimit të golit në ndeshjen e parë, ndërsa Edison Ndreca është i dëmtuar. Toka islandeze më herët i ka sjellë fat Egnatias edhe pse nuk ka mjaftuar për të kaluar turet. Në 2023 Egnatia mposhti 0-1 Vikingur, por u eliminua pas disfatës 0-2 në Shqipëri. Për rrogozhinasit pa fat janë penalltitë, teksa në dy raste në Evropë është eliminura nga 11-metërshat.
Megjithatë në mendjen e çdo tifozi është kualifikimi. Nëse Egnatia kalon Breidablik do të ishte hera e parë në historinë e klubit që kalon në turin e dytë të Champions League. Kjo do të ndihmonte shumë edhe arkat e klubit, pasi deri më tani të sigurta kanë 510 mijë euro, ndërsa sfida sonte do të vlejë edhe 350 mijë euro të tjera. Kaq është pjesmarrja në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Nëse Egnatia nuk ia del atëherë do të marrë pjesë në turin e dytë kualifikues të Conference League. Duhet thënë se në rast kualifikimi në turin e dytë të Champions League i pret një rival shumë i fortë si Lech Poznan.