Futbollisti i njohur brazilian Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë quajtur Mel.
Lajmin e ëmbël e kanë ndarë vetë përmes rrjeteve sociale, ku kanë shprehur emocionet për ardhjen e të voglës:
“Mel-i ynë erdhi në jetë, për ta plotësuar dhe ëmbëlsuar edhe më shumë botën tonë! Mirë se erdhe, bijë! Zoti e bekoftë jetën tënde dhe të të mbrojë nga çdo e keqe! Jemi të emocionuar të nisim këtë kapitull të ri me ty. Të duam pafund”, shkruan çifti krah fotove të vogëlushes.