27 mijë maturantët do të duhet të zgjedhin degën në universitetin për të cilën duan të studiojnë.
Nga data 28 korrik e deri më 3 gusht ata do të kenë mundësinë të përzgjedhin 10 programe studimi në universitetet shqiptare.
Përmes portalit Ualbania, ata kanë mundësi të njihen me mënyrën e aplikimit, si dhe të njohim kriteret për çdo universitet.
Në fund të gushtit nis shpallja e kandidateve fitues për të vijuar më pas regjistrimet në 40 institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat.
Në rast se në fazën e parë maturantët nuk kanë mundur të sigurojnë një kuotë studimore në programin që preferojnë, duhet të presin për fazat e tjera. Për raundin e dytë, aplikimet do të kryhen nga data 20 deri në 22 shtator.