Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi 35 ndeshje në Spanjë, titullar i pa diskutuar. Pavarësisht këtij fakti, dëshira e Kumbullës ishte të rikthehej në Serie A, të provonte edhe një herë shanset tek ekipi i Romës, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
Me një trajner të ri në kryeqytet, Kumbulla është përpjekur këtë periudhë të bind Gasperinin, por sipas mediave italiane, futbollisti kuqezi nuk bën pjesë në planet teknike të trajnerit. Il Tempo shkruan se Kumbulla pritet të largohet sërish gjatë kësaj merkatoje verë pasi Roma është e detyruar të liroj një vend në prapavijë për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Gasperini elementët që ai kërkon.
Problem në këtë pikë mbetet vlera e tij e kartonit, me Romën që nuk ka ndërmend të lëshojë nën kosto pasi Kumbulla është një lojtar për të cilin investuan mbi 20 milionë euro për ta blerë nga Verona. Në kushte të tilla, Kumbulla pritet të largohet sërish në formë huazimi, me Espanyol që është gati ta rikthehej edhe një herë në Spanjë.