Kryeministri Edi Rama gjatëtakimit me kryebashkiakët theksoi se do të përfitojnë subvencione nga shteti, ata të cilët kanë fatura për prodhimet dhe shitjet e tyre. Rama gjithashtu u shpreh se shteti do të hyjë si aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës dhe sipas tij ky hap do ta mbajë çmimin e naftës në një nivel të arsyeshëm.

“Nuk do subvencionojmë përpara, por bazuar te fatura. Kush tregon faturën e gjësë që ka prodhuar dhe shitur, do të marrë mbështetjen përkatëse. Kush do operojë në mënyrë informale. nuk ka pse të pretendojë të subvencionohet. Spese mund të subvencionojnë ata që nuk janë prodhues apo tregutes. Tokat e dhëna me qera, marrin subvencion, por e marrin ata që e kanë dhënë me qera.

Ky është një tjetër boshllëk që duhet ta adresojmë. Ne po punojmë me Ministrinë e Infrastukturës dhe të Energjisë dhe me Ministrinë e Financave, për të ndryshuar diçka shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me naftën, për të futur shtetin si aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës. Ky do jetë hap shumë i madh përpara, në funksion të furnizimit me naftë dhe të mbajtjes së çmimit në një nivel të arsyeshëm”, Tha Rama.