Kleana Xhuveli, kandidate në listën e mbyllur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, ka bërë të ditur se do të mbajë mandatin e deputetes, pavarësisht faktit që nuk arriti të hyjë në parlament përmes listës së mbyllur.

Në një deklaratë për mediat pas marrjes së mandatit këtë të mërkurë, Xhuveli tha se kjo vendimmarrje buron nga rrethanat aktuale dhe dëshira për të mbështetur misionin e listave të hapura, që janë themeli i lëvizjes së tyre politike.

“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin e 80 mijë shqiptarëve. Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi,” deklaroi Kleana Xhuveli.