Pamje të jashtëzakonshme janë siguruar nga kamerat e sigurisë në Qendrën Onkologjike të Kamchatkas, në Lindjen e Largët të Rusisë, ku mjekët dhe infermierët vijojnë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa rajoni u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë të shkallës Rihter.
Në video, shihet stafi mjekësor teksa ruan qetësinë dhe profesionalizmin, duke mos ndërprerë operacionin pavarësisht lëkundjeve të forta që tronditën sallën. Ekipi merr masa për të mbrojtur pacientin, duke refuzuar të largohet, ndonëse situata paraqitej me rrezik të lartë për jetën.
Ministri i Shëndetësisë i Kamchatkas, Oleg Melnikov, ndau pamjet në kanalin e tij zyrtar në Telegram, ku vlerësoi vendosmërinë e ekipit:
“Pavarësisht rrezikut, mjekët qëndruan me pacientin. Për momentin, pacienti është në gjendje të mirë. I falënderoj dhe i admiroj specialistët tanë për profesionalizmin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme nën presion,” shkroi ministri.
Pamje prekëse/ Mjekët vijojnë operacionin gjatë tërmetit 8.8 ballë në Rusi
Pamjet e kamerave të sigurisë në Qendrën e Onkologjisë në Kamchatka tregojnë një moment dramatik gjatë një operacioni kirurgjikal, kur tërmeti i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë goditi rajonin. pic.twitter.com/MF0ZXX4Ux1
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 30, 2025