Nënshkruhet marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit të projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Në fjalën e saj, zv/kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se parku do të furnizojë me energji mbi 16 100 abonentë
“Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme. Përtej sektorit privat KESh ka marrë rolin që I takon dhe ka nisur një sërë projektesh.
Janë në zhvillim dy impiante të tjera, inovatore. Këto nuk janë vetëm panele lundruese por janë shembuj të zhvillimit pa dëmtuar mjedisin. Partneriteti me Emiratet e Bashkuara
Projektet e kapaciteteve transportuese të vendit, si ajo nga Maqedonia e Veriut, jemi duke punuar me qeverinë greke deri në trefishim të kapaciteteve për linjat e transmetimit.
Jemi krenar për negociatat me Italinë për linjën e transmetimit nënujor të energjisë.
Në këtë kuadër vjen një tjetër projekt, sot do të firmosim një marrëveshje për financimin nga BERZH të një projekti për park fotovoltaik. Që do ofrojë energji për 16 100 abonentë do të reduktojnnë më 15 mijë ton CO2 çdo vit. Të gjitha zonat ku do të ngrihen këto projekte janë të mirë studiuara.” u shpreh Balluku.