787 aplikantë në 5 ditë kanë aplikuar për paketën e maleve. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, një ditë pas përfundimit të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Duke publikuara hartëne aplikantëve, kreu i qeverisë shprehet se kjo “kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë”.
Ai fton të gjithë emigrantët dhe ata qe jetojnë në Shqipëri për të aplikuar duke ndërtuar me leje agroturizëm fermë apo hotel malor, krahas linkut të aplikimit.
“Të gjithë emigrantët posaçërisht, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal a në zonat kodrinore të vendit, për një bujtinë, një agroturizëm, një hotel malor, një fermë apo një linjë agropërpunimi, janë të ftuar të aplikojnë dhe ndërtojnë me leje, duke përfituar nga mbështetja e qeverisë dhe linja e kredisë së butë të Bankës së Shqipërisë”.