Një tjetër shkollë e re po merr formë në Tiranë. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Anuela Ristani ka ndarë në rrjetet sociale zhvillimet e fundit nga kantieri i ndërtimit të shkollës “Pjetër Budi”, e cila po ndërtohet nga themelet si një institucion arsimor modern dhe i përshtatshëm për të gjithë nxënësit.
“Shkolla “Pjetër Budi” po transformohet në një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse! 🔹 Sallë multifunksionale 🔹 Sallë dedikuar për fëmijët me aftësi ndryshe 🔹 Palestër e re 🔹 Ashensor 🔹 Ambiente ndihmëse për një mjedis sa më funksional Të gjithë fëmijët meritojnë një shkollë që i mbështet dhe frymëzon çdo ditë” shkruan kryetarja e komanduar, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për komunitetin lokal.
Ndërtimi nga e para i kësaj shkolle është pjesë e një plani më të gjerë për modernizimin e infrastrukturës arsimore në kryeqytet.