U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë me një sasi Amfetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge dhe sekuestrohet sasia e drogës.

Aksioni është kryer nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Policisë Tiranë.

E arrestuara është Kiara Dycke, 25 vjeçe. të dyshuarës sipas policisë i ëhstë gjetur gjatë kontrollit të sendeve personale një sasi lënde psikotrope me peshë rreth 20 gramë.

Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine me vete”, njoftoi policia ditën e sotme (21 korrik).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.